‘Nuk po e fsheh që po pres një bebe’, Anxhelina zhgënjen fansat me postimin e fundit

Shpërndaje

Këngëtarja bukuroshe shqiptare që prej vitesh jeton në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj ka tërhequr vëmendjen me një prej postimeve të fundit në Instagram.

Anxhelina e nis postimin e saj duke shkruar se nuk po e fsheh që po pret një bebe dhe madje zbulon edhe datën e lindjes. Mirëpo në fund të këtij shkrimi, këngëtarja thotë se e gjitha ishte gënjeshtër duke i zhgënjyer kështu fansat që prisnin lajmin e ëmbël prej saj.

“Meqë të gjithë më pyesin…Para së gjithash unë nuk po e fsheh që po pres një bebe dhe nuk do e bëja kurrë. Thjesht nuk e mendoja që ju hynte në punë ta dinit, plus doja të konfirmoja shëndetin e fëmijës tim para se ta publikoja në rrjete sociale. Por po, ne do bëhemi me bebe në 20 qershor 2020. Nuk e prisja, por ne do jemi gati dhe do zbulojmë gjininë së shpejti. Dhe po, kjo është një gënjeshtër dhe unë ia mora këtë postim mikes sime që më mashtroi”, shkruan Anxhelina.