Nxënësit e Mjekësisë në Tetovë shpalosin FLAMURIN GJIGANT, “LUTU PËR SHQIPËRINË”! (Video)

Shpërndaje

Sot për nderë të ditës së FLAMURIT SHQIPËTARË, para shkollës së mesme të Mjekësisë, nxënësit kanë shpalosur FLAMURIN GJIGANT me një koreografi fantastike, ku motoja e shpalosjes ishte “LUTU PËR SHQIPËRINË”, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Më poshtë ju sjellim disa vargje të shkruara nga nxënësit e kësaj shkolle:

Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqipëtarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë.
Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme Medicinale bashkëndjejmë dhimbjen me ty!
Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!