Omer Ajdini u zgjodh Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët

Shpërndaje

Ka përfunduar Konferenca e Parë e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët ku u zgjodh kryetari i saj. Në konferencën maraton, që zgjati rreth 5 orë për kryetar të FRASH u zgjodh Omer Ajdini nga rrethi i Kumanovës.

Ajdini është magjistër i shkencave politike, ndërsa studimet dhe masterin e ka kryer në Malajzi.

Gara për të parin e FRASH-it ka qënë e ngushtë, mes tre kandidatëve që pretendonin të marrin timonin për të drejtuar të rinjtë e Aleancës.