Pamje të shtatores së Adem Jasharit që zbulohet në Fushë Kosovë

Shpërndaje

Me rastin e Ditës së Flamurit, daljes së parë të UÇK-së në skenë dhe datëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, të enjten më 28 nëntor në Fushë Kosovë do të zbulohet shtatorja e Adem Jasharit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Xhevdet Qeriqi.

“Kam nderin t’ju njoftoj se më datë: 28.11.2019, duke filluar nga ora 14.00, në Fushë Kosovë do të zbulohet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari. Prezenca e juaj do të na nderoj në këtë ditë të rëndesishme të kombit tonë. Kjo ngjarje organizohet duke kujtuar rëndësinë e datës 28 Nëntor për kombin shqiptar”, shkruan Qeriqi.