Pas tmerrit në Siri, vogëlushi shqiptar takohet me gjyshin e tij

Shpërndaje

“Më ço te gjyshi”, kjo ishte ajo çfarë i tha Alvin Berisha të atit kur u takua me të, pasi e gjeti në kampin e Al-Holit, ndërsa tashmë dëshira e tij është realizuar.

11 vjecari Alvin Berisha dje u shpëtua përfundimisht nga tmerret e luftës në Siri.

Ai u kthye në Romë të Italisë pranë familjes pas një operacioni të gjërë të ndërmarrë nga Shqipëria, Italia dhe institucionet ndërkombëtare.

Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha fluturoi drejt Sirisë me të ëmën që donte ti bashkohej militantëve të shtetit islamik.

Vogëlushi shqiptar, nëna e të cilit kishte humbur jetë në një shpërthim së bashku me bashkëshortin e ri të saj, do të përfundonte më pas në kampin e refugjatëve Al Hol, në veri-lindje të Sirisë, atje ku edhe u gjet./TCH