Pendarovski në Beograd në takim me Vuçiqin

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, ku do të pritet me nderime më të larta shtetërore nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pendarvoski do të ketë takim kokë më kokë me presidentin Vuçiq në Pallatin Serbia në Beograd, pas së cilës do të pasojë edhe mbledhja plenare mes delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.

Presidenti Pendarovski, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do të takohet edhe me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Maja Gojkoviq.

Në suaza të vizitës zyrtare Pendarovski do të takohet edhe me kryetarin e Odës ekonomike të Republikës së Serbisë, Marko Çadezh dhe me afaristë serbë.

Pendarovski nesër në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin e 4-të rajonal rinor dhe dol të mbajë fjalim në panel-diskutimin “Fjalim i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantim i dialogut politike para mijëvjeçarëve”, së bashku me kryetarin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.