‘Përparojnë’ partitë shqiptare në pushtet: Në spitalin “13 Nëntori” në Shkup pranohet ‘shqiptari’ Tomislav Jankullovski (Foto)

Shpërndaje

Në një konkurs që ka qenë i hapur në spitalin e “13 Nëntori” në Shkup , ku shihet qartë se janë pranuar një ‘rom’ me emrin Vllatko Kalçinoski dhe një ‘shqiptar’ Tonisllav Jankullovski në vendin e punës si bashkëpunëtor të ri për çështje juridike, dokumenti është dërguar ekskluzivisht në redaksinë e ALBAZONE MEDIA GROUP.

Vendimi për këto dy vende pune është marr me datë 07.11.2019 që këto dy persona të pranohen si bashkëpunëtor të ri për çështje juridike, por siç duket kombësia nuk i përket emrave të cilët janë pranuar.

Partitë shqiptare në pushtet nuk i ndalin lëvdatat duke thënë se po punësohen me të madhe shqiptar në të gjitha institucionet e shtetit, por si duket po dalin në shesh rrenat e tyre, kinse punësohen shqiptar me emra maqedonas. Kështu vazhdohet punësimi nga ana e partive shqiptare në pushtet dhe pastaj dalin e thonë se ne përpiqemi, por fajin e kanë qytetarët shqiptar se nuk konkurrojnë dhe doemos të pranohet ndonjë ‘shqiptar’ me emër maqedonas. Vazhdon avazi i vjetër i partive shqiptare gati 20 vite./ALBAZONE MEDIA/

Më poshtë ju sjellim edhe vendimin zyrtar: