PS: Nuk ka zgjedhje të parakohshme! Ne do fitojmë sërisht në 2021!

Shpërndaje

PS më e madhje e maxhorancës në pushtet, ka hedhur poshtë kërkesat e opozitës për zgjedhje të dyfishta të parakohshme në vend, ndërsa ka shprehur vendosmërinë për të fituar mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Kjo u bë e ditur në takimin me slaganin “Ti zgjedh” mbajtur të shtunën në Tiranë nga i cili do të dalin delegatët e kongresit të radhës të socialistëve që pritet të mbahet në janar.

“Opozita atë punë, ka le të kërkojë zgjedhje të parakohshme, do vazhdojë ti kërkojë deri në 2021 derisa të bëhen zgjedhjet. Puna jonë është përveçse të bëjmë pjesën e zhvillimit të reformave dhe të punëve që i janë ngarkuar qeverisë, të punëve që i janë ngarkuar çdo bashkie në qarkun e Tiranës është të përcjellim tek njerëzit pozitivitetin dhe ti kujtojmë që e vetmja forcë që mund të bëjë Shqipërinë është partia socialiste” tha deputeti socialist Ervin Bushati.

Numri dy i PS sekretari i på7rgjithshëm dhe kreu i grupit parlamentar të PS-se, Taulant Balla, premtoi që brenda Krishtlindjeve të përmbyllet Reforma Zgjedhore. “Ne do të përmbyllim reformën zgjedhore brenda Krishtlindjeve edhe paketën e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore do kalojmë në kuvend që implementimi të jetë gati për zgjedhjet e qershorit 2021” tha ai. “Duhet të ndryshojmë rregullat sa ai takon financimit të partive politike. Drejtësia shqiptare ka vërtetuar se për fat të keq një parti politike ka falsifikuar deklarimet sa i takon financimit. Ky është akt i rëndë” shtoi zoti Balla, duke ju referuar edhe procesit gjyqësor që pritet të nisi ndaj kreut të PD Lulzim Basha.