Ramës i dridhet dora gjatë homazheve tek monumenti “Nëna Shqipëri”

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta e personalitete të tjera të larta të Shqipërisë ishin sot për të bërë homazhe tek monumenti “Nëna Shqipëri” me rastin e 29 nëntorit.

Nga pamjet e transmetuara live duket se dora e majtë e kryeministri bën dridhje të pakontrolluar. Ky veprim përsëritet dy herë brenda më pak se 2 minutave.

Nga pamja Kryeministri duket se ndihet në siklet dhe shpesh përpiqet të mbajë me dorën e djathtë krahun e majtë ose ta fshehë prapa kurrizit dorën.

Ceremonia e 29 nëntorit këtë vit është më e vakët për shkak të pasojave të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit që shkaktoi shumë dëme dhe 49 të vdekur.

Dhe impenjimi i qeverisë dhe kryeministrit për të përballuar këtë situatë ka qenë 24 orë më 24 orë.