Rashiq: Vuçiqit nuk do t’i shkojë mirë me Kurtin, sikur me Thaçin e Haradinajn

Shpërndaje

Ish-kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq, i ftuar në emisionin “Pressing”, ka thënë se Vuçiq e ka frikë Albin Kurtin sepse nuk do ta ketë të lehtë me të, siç e kishte me presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj.

“Vuçiqi frikësohet se nuk ka me i shku mirë me Albinin, siç i ka shku me presidentin Thaçin dhe ish-kryeminsitrin Haradinaj”, është shprehur Rashiq.

Kjo sepse sipas tij, Albin Kurti nuk është naiv dhe nuk i ka borxh askujt.

“Vuçiq do ta ketë më të vështirë me Kurtin, sepse Kurti nuk është naiv dhe nuk i ka borxh askujt”, shtoi Rashiq.