Rasti “Monstra”, lexohen në gjykatë sms-at mes ish kryeministrit Gruevski, Jankullovskës, Protugjerit dhe Dimkovskit

Shpërndaje

Me leximin e transkriptave nga sms porositë dhe komunikimeve të tjera në lidhje me vr*asjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Monstra”.

Shumica e sms porosive të lexuara në seancën e sotme ishin në periudhën prej 3 deri më 8 maj të vitit 2012 mes politikanëve të atëhershëm, të cilët ishin cak i përndjekjes dhe ishin pjesë e audio materialeve të dorëzuara deri te PSP-ja.

I gjithë komunikimi është drejtuar drejtë asaj se si rasti ka ndikuar në opinion duke pasur parasysh ndjeshmërinë e temës. Kështu, disa sms porosi kanë të bëjnë me atë se si motivi dhe shkaqet e prezantuara nga policia kishin ndikuar në opinion. Pjesa tjetër e sms porosive, se si burgosjet ndikojnë te pala shqiptare dhe se si deklaratat në opinion për rastin munden që në mënyrë shtesë të dëmtojnë ose çka mund të bëhet nëse me ekstradimin për rastin përfshihet edhe pala e Kosovës.

Ish ministrja e Punëve të Brendshme në një sms porosi nga 8 maji i vitit 2012 ankohet se si “BDI-ja nëpër të gjitha anët përhap gënjeshtra për veprimin e MPB-së dhe se kjo krijon tensione të mëdha”.
Pastaj një varg të sms porosive nga 8 maji i vitit 2012 shkëmbejnë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja Gordana Jankullovska, Martin Protuxher dhe Ilija Dimovski me përmbajtje të njëjtë edhe atë “Mendoj se një organizatë e grave ose KOM-i mund të reagojë për BFI-në, del se gratë myslimane në shtëpi kanë të drejtë të ruajnë tanke, ndërsa policia nuk guxon t’iu bëj asgjë”.
Në një komunikim tjetër mes Gruevskit dhe Jankullovskës flasin për një shkrim nga “Plus info” ku është publikuar emri i dëshmitarit të mbrojtur dhe se ndoshta duhen masa shtesë që ta mbrojnë, pas çka pjesa tjetër përmbyllet me atë “ose ndoshta vetëm dëshirojnë të bëjnë presion, ndërsa ai gjendet në Shtip, ku ai vet ka kërkuar që të mos jetë më dëshmitar i mbrojtur”.

Në një sms porosi Ali Ahmeti Bujar Osmanit i shkruan “Pse e djeg veten për Monstrën. Të pashë dje dhe më erdhi keq, ti nuk je funksion i madh në Qeveri, pse nuk e shmange këtë temë”.
Rasti ndodhet në procedurën e dëshmive dhe po prezantohen sms porosi dhe transkripta të tjera, të propozuara si dëshmi shtesë nga Prokuroria.

Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa si përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vr*asjen e pesëfishtë që ndodhi shtatë vite më parë, ku u vr*anë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 i shfuqizoi këto vendime, dhe i liroi nga paraburgimi të akuzuarit e apostrofuar. Të njëjtëve ju shqiptoi masa të kujdesit se nuk guxojnë të largohen nga vendbanimi (qyteti). Pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme, lëndën e mori përsipër ta përfaqëson ish-Prokuroria Speciale Publike. dhe rasti ishte kthyer sërish për gjykim.