Reagon Sela: “Ju kurrë su dogjët për vete, por dogjët shqiptarët që ju besuan kaq vite”

Shpërndaje

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela reagon pas publikimit të sms-ave për rastin “Monstra”, ku në një sms thuhet se Ali Ahmeti i thotë Bujar Osmanit, “mos e djeg veten për ta mbrojtur “Monstrën””.

Më poshtë ju sjellim edhe reagimin e Ziadin Selës:

Mos e digj veten, më dhimbsesh ,,,”! Me këtë gjuhë iu është drejtuar në vazhdimësi siç duket, Ali Ahmeti të zgjedhurve tê tijë. Me logjikën digje popullin dhe shpëto veten, mjafton të jesh servil ndaj padronit, deri dje Gruevski, e sot ky tjetri dhe nuk digjesh. Besa mirë ja kanë marrë dorën mësimeve të shefit të tyre Bujari dhe lloji i tij dhe kjo vazhdimisht ka shkuar, në proporcion me vujtjet e shqiptarëve këtu.
A jeni shqetësuar për shqiptarët ndonjëherë? Ju kurrë su dogjêt për vete, por dogjët shqiptarët që ju besuan kaq vite dhe u dergjën dhe vazhdojne te dergjen burgjeve pa faj. Sopoti, Alfa, Monstra, Lagja e Trimava, Feta Alimi ,femijë të rrahur rrugës duke shkuar e u kthyer nga bankat e shkollës, nënat dhe motrat tona të tërhequra zvarrë nga policia jote, fëmijë pa prindêr të rritur, gra pa të zot shpie…
Ju su dogjët as kur shqiptarët u syrgjynosën rrugëve të mêrgimit.
Ju nuk digjeni as sot kur femijëve të shqiptarëve ju ndalohet shkollimi ne gjuhë amtare në Idrizovë, Çashkë, Bllacë e gjetiu. Heshtni ju se digjeni!
Shqiptarët mish për top për hasmin paska qenë sakrifica juaj.