Renato bërtet, konkurrenti gjuan me shkelm mes emisionit (Video)

Shpërndaje

Vijojnë sherret dhe tensionet në “Hell’s Kitchen”. Ashtu sikurse jemi mësuar shpesh të shohim edhe mbrëmjen e djeshme një konkurrent nuk ka duruar të bërtiturat e Renatos dhe ka shpërthyer i nevrikosur.

Shefi i kuzhinës po kontrollonte picat e përgatitura nga Sokoli dhe Ledjoni dhe i tha se ato ishin të papjekura.

“Picë e papjekur? E kontrollove?”, e pyeti Renato Sokolin dhe kur nuk mori një përgjigje bërtiti: “E kontrollove picën?”.

“Picë e papjekur”, tha Renato dhe e hodhi në dysheme. Sokoli u nevrikos, gjuajti me shkelm dhe u largua duke sharë. “Zhduku nga kuzhina, zhduku mos të shikoj fare, dil përjashta”, i bërtiti Renato.

“Nuk ishte e papjekur, e pranoj që brumi ishte pak i trashë, por nuk ishte e papjekur”, tha Sokoli.