Renato i hedh pjatën në trup, konkurrentja ia plas të qarës: Më dogji (Video)

Shpërndaje

Renato Mekolli është nxehur me një nga vajzat konkurrente në “Hell’s kitchen” dhe ia ka hedhur pjatën që ajo kishte përgatitur gjatë shfaqjes mbrëmjen e djeshme. “Për çfarë ma sjell këtë pjatë ti mua, për çfarë?”, i bërtiti Renato dhe ia hodhi pjatën në trup Kristinës.

Kjo e fundit nisi të qante pasi ishte djegur. Konkurrentët e tjerë e ndihmuan Kristinën duke e pastruar në vendin ku ishte djegur.

Mirëpo më vonë Kristina u shpreh se nuk qau me të vërtet, por aktroi për ta bërë situatën dramatike. “Për ça qan?”, e pyeti Renato kur e pa me lot në sy. “U dogja pak”, u përgjigj Kristina. “Mirë të të bëhet. As që më intereson fare. As një pikë loti nuk më mërzit fare. Jam pashpirt”, tha Renato./Xing.al