Shqipëria hyn në muajin e festave kombëtare, Tirana vishet kuq e zi (Foto)

Shpërndaje

Sot në Tiranë festohet 75-vjetori i Çlirimit. Përmes fotografive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nderohen heronjtë e kombit.

Teksa vendi ka hyrë në muajin e festave kombëtare, fotografitë e heronjve që luftuan për të sjellë çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashist nga sot janë në bulevardin “dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Kështu, do mund të shihni portretin e Qemal Stafës, Vojo Kushit, Mujo Ulqinakos, Vasil Shantos dhe shumë të tjerëve.