Shqiptari nga Kumanova e pagëzoi djalin e tij Albin për hirë të liderit të VV-së

Shpërndaje

Fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë është pritur me entuziazëm të madh edhe në Maqedoninë e Veriut.

Një i ri nga fshati Çerkez i Kumanovës e ka pagëzuar ndjalin e tij Albin për hirë të liderit të Vetëvendosjes.

Djali i Armend Ajrulit ka lindur më 22 tetor, pas zgjedhjeve në Kosovë.“Kam shumë simpati për Lëvizjen Vetvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti. E pata vendosur që kur të më lind djali t’ia vë emrin Albin. Inshalla më bëhet djali si Albini”.