“Si thoni a të merrem me politikë?!” Profesori Arbër Çeliku ‘shkundet’ nga komentet e shoqërisë shqiptare

Shpërndaje

Në një postim Profesori dhe njëherit edhe Prorektor në Universitetin e Tetovës, ka ndarë një mendim me të gjithë shoqërinë në rrjetin social facebook , i cili kërkon në mënyrë të hapur mendimin e tyre se a ia vlejnë të kyçem në politikë, në të gjitha komentet që mund të lexohen shihet qartë se Çeliku ‘bombardohet’ duke i thënë ‘PO JU i duheni popullit ZOTI qoftë me ju’, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Më poshtë ju sjellim edhe postimin e tij në facebook:

Pasi në rrethin e miqësisë time, kam vërtet njerëz që më respektojnë dhe çmojnë, kërkoj këshillën e gjithsecili prej jush, nëse do të ishte e qëllueshme, që unë të filloja të merresha me politikë?! (e them pas ofertave serioze nga disa organizma dhe parti politike)
Duke marrë parasysh rrethanat politike-shoqërore, arsyeja më thotë PO, kurse mendja JO.
Mendimi juaj do të më ndihmonte shumë ta sqaroja këtë dilemë me veten time…

Ne si portal kemi veçuar disa nga komentet:

“Pershendetje. miku im inderuar Arber Çeliku per mendimin tim ju jeni i persosur si nji pishtar i drejtesise qe me shekuj i mungon popullit dhe gjith shiptaris un me deshiren ma te madhe them PO ju i duheni popullit zoti qoft me ju e te prift e mbara respekt”

“Arbër Çeliku me gjithë zemër miku i nderuar. Çdo parti do të kishte desh që të ketë në radhët e veta, duke e pêrfshirë edhe Aleancën. Je njeri që mund të dhuron shumë politikës, shoqërisë dhe shqiptarëve. Paç një natë të mirë!”

“100 Her e mat e nji her e pret,vet 100 vet e bën qysh din vet.Po mendimi im është se sa më shum njerz me vizjon dhe vetëdije të lart të merren me politik,kështu aq më pak ju lihet hapsir injorantëve dhe analfabetëve.Kurse në Iliridë deri tani në pushtet skem patur njerz të aftë por vetëm injorantë ,budallenjt, hajdutët e tradhtarët.Pra kqyre cila parti që e sheh se ke vënd që mund të japish kontributin tënd,kiçu. Ju uroj suksese..”

Pas shumë komenteve pozitive, Profesori Çeliku jep opinionin e tij duke i falemenderuar:

Të dashur miq!
Ju ma përmbysët percepcionin e krijuar se: “Te ne ka vdekur shpresa”, siç dhe u punua nga individë, grupacione dhe parti politike për ta arritur këtë. Ju falënderoj nga zemra të gjithve! Sidomos juve simpatizantëve, anëtarëve dhe drejtuesve të partive politike, që po e çmoni elementin intelektual, ngaqë deri më tani kjo figurë u përbuz dhe u përbalt rëndë nga politikat e deritanishme. Ju falënderoj për çdo shkronjë tuajën (për dhe kundër), që për mua burojnë nga “shpirti i plasur” !
Ju paça për jetë e mot!