SKANDAL / Firma e ministres së financave organizon lojëra të fatit në mënyrë të jashtëligjshme! (Dokument)

Shpërndaje

Një megaskandal është zbuluar përmes disa dokumentacioneve nga ministria e financave deri tek redaksia e ‘Ekonomski lider’ ku ministrja Nina Angelovska do të vendosë vetë përmes firmës së saj ‘Gruper’ që në mënyrë jashtëligjore të organizojë lojëra të fatit shkruan Lider.

Sipas këtij dokumentacioni ekzistojnë indikacione serioze që ministrja aktuale si drejtoreshë dhe pronare e Grupes ka kryer vepër të rëndë penale që parashihet edhe dënim me bu*rg.

Më 15 korrik ka përfunduar kështu loja shpërblyese Vip Gurmani 2019 që kompania Grupes që është pronë e ministres së financave, në këtë lojë fituesit kanë qenë të dërguar në një hotel në vend dhe jashtë dhe se janë ndarë edhe aparte për amvisëri dhe teknikë të bardhë.

Sipas ligjit në vend, organizatori duhet të ketë licencë për organizimin e ligjshëm të lojërave të fatit pa dallim nëse organizon ato lojëra apo është kompani me veprimtari primare.

Megjithatë, edhe përkundër kësaj kompania e ministres pa leje të dikasterit që tashmnë drejton ka organizuar lojëra duke mos marrë në konsideratë normat të cilat duhet të respektohen./zhurnal/