Skandaloze/BD.I emëron maqedonas të përkujdesen për zbatimin e gjuhës shqipe!

Shpërndaje

Përfaqësimi i shqiptarëve vazhdon të nëpërkëmbet edhe në institucionet ku udhëheqin shqiptarët. Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve është institucion i sapoformuar, i cili kontrollon zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve që më herët u miratua nga deputetët në Kuvend.

Institucioni në fjalë ka për obligim të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, dhe sidomos gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë më e folur në nivel territorial. Për këtë arsye Aleanca për Shqiptarët konsideron se ky institucion shumicën e të punësuarve duhet ta ketë shqiptarë. Parashtrohet pyetja se si kuadri i BDI-së me anë të punësimeve të nacionaliteteve tjera do të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, kur në vendet kyçe udhëheqëse punësohen maqedonas.

Në konkursin me numër: 242/2019 për punësimin e 5 të punësuarve, gjithsej janë punësuar 3 të nacionalitet maqedonas, një i punësuar shqiptar dhe një i nacionalitetit rom.

1. Këshilltar shtetërore për lekturim – të nacionalitetit maqedonas.

2. Këshilltar shtetëror për bashkëpunim qeveritar dhe marrëdhënie me publikun – të nacionalitetit maqedonas.

3. Shefi i Njësisë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, Sektori për mbështetje të Drejtorit – të nacionalitet maqedonas.

4. Shefi i njësisë për lekturim, Sektori i përkthimit dhe lekturimit – shqiptar.

5. Bashkëpunëtor për monitorimin, promovimin dhe mbrojtjen e përdorimit të gjuhës, Sektori për Planifikim, Koordinim dhe Zhvillim – të nacionalitetit rom.

Është e vërtetë se përfaqësimi dhe denigrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore vazhdon.