Takim i Ziadin Selës me ambasadorin italian Romeo

Shpërndaje

Takimi i radhës i liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ishte ai me ambasadorin e Italisë Karlo Romeo.

Edhe në këtë takim u bisedua kryesisht për mosmarrjen e datës për negociata dhe reformat që ne si shtet duhet t’i arrijmë.

Italia edhe pse mbështetë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së, ambasadori theksoi se reformat që janë kërkuar si kusht patjetër duhet të arrihen plotësisht. Prandaj në lidhje me këtë, Sela me kujdes i shpjegoi të gjitha përpjekjet që Aleanca për Shqiptarët i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë me qëllim të arritjes së një gjyqësori të pavarur, administrate efektive, shtetin e së drejtës dhe luftën më të madhe që e kemi kundër korrupsionit dhe krimit.

Si çdo herë, theks të veçantë lideri i ASH-së i dha propozimit që Prokuroria Speciale të vazhdojë të funksionojë me një prokuror special nga vendet e BE-së, ndërkaq ambasadori shprehu edhe gatishmërinë e Italisë për t’u ndihmuar vendeve të Ballkanit Perëndimor në integrimet e tyre drejt BE-së.

Me këtë rast lideri Sela, falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Italia ka treguar edhe ndaj Shqipërisë, ndërsa gjithashtu përmendi
edhe nevojën që Kosova të njihet nga BE.