Tërmeti në Shqipëri, nis akomodimi i banorëve në hotele

Shpërndaje

Banorët e qytetit të Durrësit, Thumanës e të zonave të tjera të prekura nga tërmeti do të strehohen në hotelet në Durrës, Tiranë, Vlorë etj, pas një marrëveshje kontraktuale afatgjate të lidhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me hotelet më të mira në vend, në Durrës, Tiranë, Vlorë etj.

“Duke pasur parasysh dimrin që po afron, motin e ftohtë e sidomos reshjet e duke pasur parasysh sesa e vështirë do të bëhet qëndrimi në ҫadra, sidomos për familjet me fëmijë e mosha të moshuara, do t’i ftonim qytetarët që aktualisht janë të strehuar në ҫadra në stadiumi e Durrësit që të zhvendosen për t’u strehuar në një nga këto njësi akomodimi, ku do të kenë jo vetëm kushte shumë më cilësore jetese, por edhe ushqim” deklaroi Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka.

Mbi 100 qytetarë u transferuan në orët e mbrëmjes së sotme nga stadiumi “Niko Dovana” në Durrës drejt këtyre strukturave hoteliere, por në total janë në dispozicion 1500 shtretër për të gjithë ata banorë që janë për tu zhvendosur.