Tragjedia/ Humbi të bijën, vdes dhe e ëma 30-vjeçare pak orë pasi u nxor nga rrënojat

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë vetëm pak orë pas nxjerrjes nga rrënojat nëna 30-vjeçare në Durrës, Diana Meçe.

Ajo u shpëtua nga forcat speciale RENEA pas 14 orësh nënë rrënoja në një pallat 6-katësh, ndërsa pak orë më parë prej aty ishte nxjerrë e vdekur vajza e saj e mitur 8-vjeçe.

Vdekja e 30-vjeçares në spital e çon në 22 numrin e viktimave nga tërmeti, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e të tjerë personave, që ndodhen ende nën rrënoja.