U jepet lamtumira e fundit vëllezërve Abazi që humbën jetën nga tërmeti (Video)

Shpërndaje

Të dy vëllezërit u varrosën në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit ku të pranishëm ishin shumë qytetarë që i dhanë lamtumirën e fundit, shkruan lajmi.net. Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 ball që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin. Shemsedin e Isa Abazi kishin shkuar në Durrës për të punuar.

(12:39) – Nis varrimi i Shemsedin dhe Isa Abazit, vik*tima të tërmetit në Shqipëri

Shemsedin dhe Isa Abazi janë dy vik*timat kosovare të cilët vdiqën nga tërmeti 6.2 ballësh në Durrës. Të dy vëllezërit sot po i përcjellin për në adresën e fundit familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë. Varrimi i të ndjerëve po bëhen në varrezat e fshatit Livoq i Epërm në komunën e Gjilanit. Shemsedin dhe Isa Abazi ishin duke qëndruar në Durrës kur ndodhi tërmeti në Shqipëri dhe shkatërroi objektin në të cilin po qëndronin. Trupat e pajetë të dy vëllezërve kanë arritur sot në Kosovë.