Zaev flet për propozimin grek “Maqedonia e Madhe”, Palët propozojnë, Komisioni Ndërkombëtar vendos

Shpërndaje

Çdokush ka të drejtë të shfaq sloganet e tij, të brendohet si Samiti i Selanikut, shoqata e industrialistëve ose të ngjashme. Por, Marrëveshja e Prespës i parashikon këto situata dhe ofron zgjidhjen e tyre. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, i pyetur për propozimin e palës greke për sloganin “Macedonia is Great” për brendimin e prodhimeve.

Zoran Zaev, kryeministër

“Ne këtë çështje e kemi zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës, ku do të krijohet, gjegjësisht do të formohet Komision Ndërkombëtar të Ekspertëve nga të dyja palët ku së bashku do të gjendet zgjidhje për brendimin e prodhimeve me prejardhje nga rajoni i Maqedonisë i cili na bashkon”

Ai beson se gjendja e zgjidhjes së përhershme e kësaj çështje do të jetë edhe një urë për lidhjen e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në pjesën e ndërtimit të miqësisë dhe partneritetit strategjik.

Zoran Zaev, kryeministër

“Mundet çdokush në vete të theksoj diçka, askund kjo nuk është e ndaluar, kjo nuk është kundër Marrëveshjes së Prespës, por zgjidhjet do të bëhen nëpërmjet Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve. Përse për të gjithë të mos jetë Maqedonia, ne kemi përcaktim të tillë gjeografik”

Shoqata e eksportuesve e Greqisë, tre ditë më parë në Selanik, në prezencë të kryeministrit Grek, Kiriajkos Micotakis, ka promovuar shenjën dhe sloganin me të cilat prodhimet greke do të shpërndahen në nivel ndërkombëtar. Simbolet tregtare për prodhimet greke nga rajoni i Maqedonisë është me sloganin “Macedonia dhe GReat” me shkronjat GR të potencuar dhe shkronjën M si etiketë, të shkruar me të bardhë dhe prapavijë të kaltërt.

Pas prezantimit kryeministri grek tha se simboli kolektiv që tani do të shoqëron prodhimet e rajonit të Maqedonisë dhe shërbimeve në tërë botën./SHENJA/