Zaev: Partitë të përgatiten për zgjedhjet e 12 prillit 2020

Shpërndaje

Partitë politike të përgatisin listat për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill 2020, pasi e gjithë procedura rreth ratifikimit për anëtarësim të NATO-s pritet të përfundojë më 11 shkurt, kur shpërndahet përbërja aktuale parlamentare, ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev pas vendosjes së shtyllës elektrike të largpërçuesit të ri nga Shtipi në Probishtip.

“Të gjitha projektet që i kemi bërë është të mbetet vetëm Spanja, e cila më 10 nëntor ka zgjedhje parlamentare, ka caktuar konstituimin e Parlamentit më 3 dhjetor. Kjo nënkupton se e kemi krejt dhjetorin, krejt janarin dhe dhjetë ditë nga shkurti dhe se ekziston kohë adekuate të realizohet. Nuk dua të dërgoj asnjë porosi deri te cilado parti politike dhe lista potenciale të kandidatëve që zgjedhjet të mos përgatiten”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se 12 prilli është datë e dakordësuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa deri atëherë duhet të përgatiten programet, listat e kandidatëve dhe të nxirren para qytetarëve të cilët duhet të vendosin se kujt do t’ia japin mandatin katërvjeçar.

“Përgjithësisht nuk pres ndryshim të datës së zgjedhjeve, por dërgoj porosi se duhet ta dimë përgjegjësinë ndaj shtetit, ndërsa siç ishim të përgjegjshëm dhe të ftojmë menjëherë në zgjedhje të parakohshme, siç ishim të përgjegjshëm të ulemi si njerëz të kuptueshëm të dakordojmë datë të zgjedhjeve, të gjithë bashkë me konsensus. Ashtuqë të gjithë duhet të mbajmë llogari për interesat e shtetit”, ka thënë Zaev.