Zaev për A2CNN: Asnjëherë nuk kam mbështetur ndarjen e Tiranës nga Shkupi

Shpërndaje

Kryeministri i vendit Zoran Zaev në një intervistë A2CNN, tha se Bashkimi Europian ia ndaloi Maqedonisë së Veriut aplikimin e modelit shqiptar të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve pas eksperiencës në Shqipëri.

Nuk e keni mbështetur idenë e vetting-ut në drejtësi, këtu në Maqedoninë e Veriut, duke deklaruar se nuk doni të përballeni me të njëjtën situatë si Shqipëria. Çfarë nënkuptoni me këtë?

Në 2016 Shqipëria nisi procesin e vetting. E kam ndjekur plotësisht. Edhe Edi dhe parlamentarët kanë ndarë të gjithë benefitet dhe problemet që solli ky proces. Dhe unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e se drejtë për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte ne Shqipëri, si do mbyllej. Ata na thanë, se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do mbeten bosh. Duhet të ketë përgjegjësi personale, jo kolektive. Dakord, ne bëmë një seri reformash. Por sjellja e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ndryshoi siç duhet. Prandaj ne tani flasim për vetting të drejtësisë, politikanëve, drejtuesve të institucioneve. Pse sepse është një proces i mirë ai i rifreskimit dhe transformimit të të gjithë vendimmarrësve.

Duke folur për drejtimin e duhur, Bashkimin Europian. Presidenti Macron në dy deklarata të tij ka thënë se shumica e vendeve anëtare ishin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Shumica e vendeve anëtare ishin kundër hapjes se negociatave për Shqipërinë. Por ishte Macron që nuk pranoi ndarjen e vendimit për të dy vendet. E fajësoni presidentin Macron për faktin qe ju penalizoi bashkë me Shqipërinë?

Jo, së pari, unë personalisht, qeveria ime, qytetarët e mi, janë miq të shqiptarëve. Të gjithë ne. Kjo nuk varet nga ne. Ne kemi kërkuar që të dy vendet të ecin përpara, pa ndarje të vendimmarrjes. Pse të ndahemi? Ne mund të ndihmojnë njeri tjetrin, nëse Presidenti Macron ka një pozicion ndryshe ata do të gjejnë një mënyrë për të shtyrë votën, pavarësisht qëndrimit specifik të disa vendeve për Shqipërinë. Kam dëgjuar komente nga Holanda, Danimarka, Spanja dhe jam dakord me kolegun tim Rama. Për të luftuar kundër mafias në Holandë, është detyrë e Holandës. Çfarë mund të bëjë Edi, çfarë mund të bëjnë institucionet, policia shqiptare? Ne ndoshta mund të kemi disa mafiozë rusë, shqiptarë, maqedonas, holandezë këtu. Dhe jemi ne që duhet të përballemi dhe të gjejmë zgjidhje për këtë.  Vërtet, Shqipëria ka bërë shumë hapa pozitivë. Procesi i vetting-ut është shumë i vështirë dhe duhet përmbyllur. Por unë besoj se kishte më shumë debat për Shqipërinë për shkak të disa vendeve të BE që ngritën këto çështje. Por edhe kjo, nuk ishte prezente, ata në çdo rast, do kishin këtë vendimmarrje, pra të mos hapnin negociatat. Sepse në opinionin tim, arsyet janë të brendshme ne BE, çështja e zgjedhjeve në Parlamentit Europian, pati komente nga vendet e Vishegradt. Pra ata morën një vendim që na lëndoi ne, por unë mendoj se nuk është e qëndrueshme për BE. Për ne sigurisht që po, por edhe për ata. Do e kuptojnë edhe ata. Ne jemi ishull brenda BE. Të tjerët rreth nesh janë pjesë e BE, ne nuk duam të jemi anëtarë, ne e duam për shkak të vlerave, për shkak të procesit transformues, për shkak të vlerave që kanë qytetaret në vendet europiane. Ne duhet të vazhdojmë në këtë drejtim dhe shpresoj se Unioni do të rikonsiderojë këtë vendim shumë shpejt.

A jeni optimist për një vendimmarrje pozitive në maj për Tiranën e Shkupin, apo e keni humbur besimin tek Europa?

Përgjigja ime do të jetë, ne do bëjmë çdo gjë, do vijojmë reformat, kur Europa të jete gati, le të na informojë. Nëse unë them po, atëherë mund të ketë një zhgënjim më të madh, jo, jo jo. Ne do të çojmë edhe më tej reformat, do të sjellim Europën këtu në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, me shumë ndryshime pozitive. Besoj shumë në këtë. Ne do punojmë dhe do çojmë sinjale pozitive tek vendimmarrësit në BE, kur ata të vendosin pozitivisht, le të na informojnë, sepse do të ndihmojnë përmirësimin pozitiv të vendit dhe transformimin e Maqedonisë së Veriut.