Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura ndahet në dysh (Video)

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik ku një autobus u përplas me një makinë “Alfa Romeo”, ndërsa humbi jetën drejtuesi i veturës.

Makina shihet se është ndarë në dyshë.

Njoftimi i policisë:

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M.,me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tch

KLIKO VIDEO