Aksident i tmerrshëm në autostradën Tetovë-Gostivar, makina godet për vdekje një polic dhe tjetri në gjendje kritike

Shpërndaje

Aksident i rëndë në Gostivar. Informatat e para flasin se një polic ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në gjendje tepër të rëndë shëndetësore, nga lëndimet që morën nga përplasja e një makine. Sipas të dhënave që siguroi ALSAT, policët kanë qenë duke ruajtur vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur një aksident i mëhershëm, por janë bërë vetë shënjestër e përplasjes nga një makinë e dytë. Ende nuk janë zyrtare të dhënat mbi dinamikën, por ALSAT mëson se dy policët rrugorë ishin sjellë me urgjencë në Klinikën e Shkupit, për shkak të lëndimeve të rënda që kanë pësuar. ALSAT mëson se viktima është P.Gj., ndërsa polici tjetër në gjendje të rëndë është F.SH.