Albin Kurti arrin në Kuvend të Kosovës (Video)

Shpërndaje

Ka arritur në Kuvend të Kosovës, lideri i LVV, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Kurti nuk ka folur para mediave para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, kujtojmë që lideri i LVV ka bërë të ditur mbrëmë se në seancë do të shkojnë pa marrëveshje me LDK-në e Isa Mustafës.

Ky i fundit sot ndërkaq ka thënë se do të votojnë propozimet e LVV, ani pse nuk kanë arritur marrëveshje.