Anëtari i Nismës kërcënon Kurtin, më pas kërkon falje publike!

Shpërndaje

Kandidati për deputet në zgjedhjet e tetorit nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Haxhi Hoti, ka thënë se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vr*itet.

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate ka bërë një deklarim të rrezikshëm. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vr*arë gjatë mandatit sa ishte president.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President”, ka shkruar Hoti.

“Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër”, ka thënë ai.

Andaj sipas Hotit, Kurti i ka dy rrugë, Kurti duhet të largohet nga Kosova ose do të vr*itet.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vr*itet”, ka shkruar Haxhi Hoti në Facebook.

Më poshtë ju sjellim kërkim faljen publike:

“Gabim teknik” e ka quajtur anëtari i Nismës, Haxhi Hoti një status të tij në Facebok, ku e kishte kërcënuar Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Hoti ka kërkuar falje pas shkrimit në Facebook, ku thoshte se Albin Kurti ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vr*itet.

Ai më tej ka fajësuar mediat që sipas tij nuk e kanë pyetur para se ta shprëndanin statusin e tij.

“Eshte nje gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim!

Kerkoj falje publike.Dhe nuk ka qendrim te subjktit qe i takoj.”, ka shkruar Hoti.