Anketa e fundit: Aleanca për Shqiptarët shumë afër BDIsë

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim siç duket është duke u frikësuar nga zgjedhjet parlamentare të 12 Prillit. Kështu, nga një frikë e tillë ky subjekt politik ka filluar të masë pulsin në popullatë. Sipas burimeve të infomagazin qendra analitike e BDI-së ‘Abdilaqim Ademi’ ka porositur një anketë, e cila është realizuar ditëve të fundit.

Rezultat nga anketa, flasin për një radhitje të këtillë: Bashkimi Demokratik për Integrim ka 4.8% të votuesve, Aleanca për Shqiptarët vjen në radhë me 4.3%, pastaj renditet Alternativa me 1.8% dhe Lëvizja BESA me 1.7%.-

Sipas burimeve të infomagazin anketa e brendshme e BDI-së ka paraqitur problem tek strukturat partiake, të cilët frikësohen nga hovi që ka marrë opozita në vend për zgjedhjet e ardhshme./infomagazin.net