Arrestohet zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti që kërcënoi Albin Kurtin

Shpërndaje

Policia e Kosovës e ka arrestuar zyrtarin e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hotin, i cili përmes një komenti në Facebook ka kërcënuar me jetë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Arrestimin e Hotit e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Hoti është arrestuar si i dyshuar për shtytje në vr*asje. “Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar në rrjete sociale dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarrë veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vr*asje’.

Të gjitha veprimet jane ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Daut Hoxha. “Personi i dyshuar është kërkuar dhe nuk është gjetur në shtëpi, të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje të menjëhershme në Polici dhe janë njoftuar të gjitha njësitet policore se kudo që takohet i njëjti të arrestohet.

I dyshuari pas paraqitjes në Polici me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme”, ka shtuar zëdhënësi i Policisë. Gjatë ditës së djeshme, anëtari i Nismës Socialdemokrate kishte publikuar një koment në Facebook ku bënte thirrje për vr*asjen e Albin Kurtit.