Asgjë nga premtimi për autostradën Shkup-Bllacë

Shpërndaje

U paralajmërua gjatë kohë, por assesi të fillojë realizimi i autostradës Shkup- Bllacë. Fillimisht u paralajmërua që do të realizohet në tremujorin e dytë të këtij viti, e që më pas të prolongohet në tremujorin e katërt. Pushteti disa herë ka anuluar shpalljen e tenderit për ndërtimin e fazës së parë prej 2,5 km.

Autostrada që sot lëshohet në përdorim do të jetë motivim i fuqishëm edhe për ne që t’i përshpejtojnë përgatitjet për fillimin e punëve për autostradën Shkup- Bllacë. Këto ditë tek ne shpallet tenderi i autostradës prej 14 km, në vlerë prej 120 milionë euro, që është nga kufiri mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, deri në kryeqytetin e vendit apo Shkupin”-tha Zoran Zaev, kryetar i Qeverisë.

Por, pavarësisht këtij premtimi të kryeministrit Zaev të dhënë në maj, gjatë lëshimit në përdorim të autostradës nga ana kosovare, pushteti tenderin e shpalli në korrik, më pas e tërhoqi pasi kishte vetëm një ofertues me shumën mbi buxhetin e paraparë. Drejtori i Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov në konferencën për shtyp me premtim të ri, ndërtimi do të fillojë vitin e ardhshëm.

Kemi një tender të suksesshëm, kemi tre ofertues brenda buxhetit. Pasi të bëhet vlerësimi kjo është pjesa ligjore, 48 orë për të qenë ankandi, pas kësaj kemi fituesin, nënshkruhet kontrata dhe jam i bindur që në ditët e para të pranverës autostrada Shkup – Bllacë do të fillojë, dhe më pas do të vazhdojë të projektohet pjesa tjetër e autostradës Shkup – Bllacë ”-pohoi Zoran Kitanov – Drejtor i Rrugëve Shtetërore.

Tenderi i dytë është të sigurojë një kompani për ndërtimin e autostradës përgjatë vendkalimit kufitar “Bllacë” deri në fshatin Bllacë, ku aksi duhet të fillojë në fillim të vitit 2020. Autostrada është 12.5 km, do të kushtojë 110 milion euro dhe do të ndërtohet deri në vitin 2023./ALSAT