ASH: Dënojmë ashpër sjelljen e kompanis elektrike EVN dhe përmbaruesve

Shpërndaje

Reagim!

Dënojmë ashpër sjelljen e kompanis elektrike EVN dhe përmbaruesve, të cilët qytetarët shqiptarë respektivisht ata me raste të vecanta sociale që nga pamundesia ose nga një vonesë e imponuar e pagesës ndaj një fakture të rrymës, me plotkuptimin e fjales reketohen nga po të njejtit përmbarues duke paguar shuma të shumfishuara më të larta sesa vlera reale!

Bëjmë apel së pari komunës që të mbaj fjalen e dhënë dhe të merr masa për të mbrojtur qytetarët që iu bëhen kësi lloj padrejtsi. I bëjmë apel njëkohësisht dhe Kryeministrit i cili thuajse në cdo tubim fushate e premtoi heqjen e ligjit për përmbarues publik!

Njëkohësisht na habit fakti se si është e mundur që një struktur partiake e komunale me bagash premtimesh të mos mund ti mbuloj së paku shpenzimet rrymës elektrike komunale – duke u privuar dhe vet nga kjo e drejt, me fjalë tjera edhe komunës i është ckyqur rryma elektrike me ditë të tëra!

Njëkohësisht është vetëm Maqedonia e Veriut në rajon që ende e aplikon ligjin për përmbarues! E janë të vetmit qytetarët e maqedonisë së veriut që plaqkiten!

Aleanca për Shqiptarët – Dega Haraçinë