‘Babadimri’ i ASH-së i dërgon pakot me “moral, mend, edukatë, fytyrë…’, Qeverisë së Zaevit (Video)

Shpërndaje

Në mënyrë ironizuese aktivistët e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët lanë disa dhurata hë hyrje të Qeverisë. I maskuar si gjyshi i Vitit të Ri, njëri prej aktivistëve të FRASH-it nxori disa pako, në të cilat shkruante: moral, mend, profesionalizëm, fytyrë, kulturë dhe të tjera. Ai tha se Qeveria ka nevojë më shumë se gjithçka tjetër për këto virtyte gjatë vitit 2020, duke iu bërë thirrje qytetarëve që besimi i tyre ndaj politikanëve në pushtet të mos jetë i njëjtë me atë të fëmijëve në babadimër.

“Me këtë rast uroj që politikanët do t’i përdorin këto dhurata ashtu siç duhet dhe asnjë herë më nuk do ta keqpërdorin besimin dhe paratë e qytetarëve për interesat e tyre personale. Duke iu uruar të gjithëve një vit të mbarë, uroj që asnjëherë besimin, të cilin kanë qytetarët në mua të mos jetë i barabartë me mosbesimin që kanë ndaj përfaqësuesve të tyre politik”,theksoi anëtari i Forumit rinor të ASH-së./ALSAT/