Berisha: z.Pendarovski ju lutem mos ma mohoni kontributin tim në Kabinetin e Presidentit të Republikës

Shpërndaje

Shkruan: Ejup Berisha

Presidenti I vendit Stevo Pendarovski sot e mbajti fjalimin e rregullt vjetor të tij përmes të cilit ai i numroi të arriturat; aktivitetet si dhe punët e tij të bëra si njeriu i parë i shtetit në planin e brendëshëm në atë rajonal dhe ndërkombëtar. Ai gjithashtu informoi edhe për punët që po i bën akoma dhe për punët që e ka ndërmend i njëjti që ti bën gjat vitit të ri që po na vjen atë 2020. Dua të themë se fjalimi vjetor i Presidentit Stevo Pendarovski më pëlqeu shumë për faktin që ishte fjalim i një personaliteti të pavarur të barazpeshuar dhe jopartiak. Ajo që nuk më pëlqeu te fjalimi i Presidentit ishte pjesa ku ai foli për përfaqsimin e shqiptarëve në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Në një cast Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski tha se si rezultat i angazhimit të tij për herë të parë në histori ai ka punësuar shqiptar në Kabinetin e tij presidencial. Zoti President nëse flasim pë angazhim të shqiptarëve te Kabineti i Presidentit te Republikës së Maqedonisë së Veriut atëher duhet përmendur patjetër se në këtë institucion janë angazhuar shqiptar edhe më herët ka me dhjetra të tillë ndërsa në mesin e tyre kamë qenë edhe un Ejup Berisha në cilësinë e ish anëtarit të Kabinetit të ish Presidentit të Republikës para-ardhësit tuaj Gjorge Ivanov. Z. President të gjithë kolegët tuaj ish President kanë bërë historinë e tyre me angazhimin e shqiptarëve në Kabinetin e Preaidentit të Republikës këto fakte nuk duhet ti mohoj askush por edhe ju. Ndoshta ju mund të dalloheni prej tyre për casjen më pozitive dhe më mirnjohëse l ndaj punës dhe kontributit të tyre tè dhënë gjatë angazhimit të tyre në Kabinetin tuaj presidencial a e dini pse sepse ju po jepni shenja pozitive dhe dëshmi reale se jeni President i tè gjithè qytetarëve të RVM-së prandaj ju trimëroj dhe ju inkurajoj që përher të vazhdoni ta keni casjen e njëjtë ndaj shqiptarëve të angazhuar në Kabinetin e Presidentit të Republikës sepse ata janë të zotë të aftë dhe shumë të përkushtuar në angazhimet e tyre atje. .Ajo për të cilën nuk pajtohem te fjalimi i juaj i sotëm vjetor Z.President është tentimi për ta mohuar angazhimin tim tre vjecar në Kabinetin e ish Presidentit Gjorge Ivanov të cilin unë e quaj ish qytetari Ivanov për shkak se ky ish kolegu i juaj u tregua shumë jomirënjohës ndaj punëve të mija dhe angazhimit tim të përkushtuar dhe shumë të sincertë në Kabinetin e tij. Z.Pendarovski e pashë të udhës të reagoj te kjo pjesa e fjalimit tuaj sepse nëse nuk e bëj këtë gjë do të krijohet bindja se skam qenë kurrë unë pjesë e Kabinetit të Presidentit apo edhe tre ish kolegët e mi të atëhershëm. E unë i angazhuar atje nuk kamë qenë as boshnjak as turk, as rom, as serb e as vlleh por kamë qenë shqiptar. Si duket bashkpunëtorët tuaj jau paskan fshi faktografine e meparshme reale në Kabinet. Z.President posti i Presidentit te RMV-së nuk ka filluar me ju e as nuk do të përfundoj me ju po ju duhet ta keni të qartè se jeni vazhdimsi e tij.Edhe njëher po ju informoj se edhe un kam qene i angazhuar ne Kabinetin e ish Presidentit apo te paraardhesit tuaj President prandaj duhet pasur kujdes gjat paraqitjeve tuaja publike sepse nuk duhet mohuar apo dhe anashkaluar angazhimi dhe kontributi i shqiptarëve të tjerë të punësuar nè Kabinetin e ish Presidentit të RVM-së. Me respekt nga unë shqiptari ish anëtar Kabineti të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zoti President ju uroj Vitin e ri 2020 dhe Gezuar për festat e Kërshëndellave ju dëshiroj shumë shëndet fat lumturi dhe gëzime në jetë.