Biografia e ministrit të propozuar të MPB-së, pjesëtar i njësitit “Ujqit” dhe “branitell” në vitin 2001

Shpërndaje

Ministri i propozuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Dragan Kovcki nga ana e VMRO-DPMNE ka një karrierë të bujshme, duke arritur avancime në Armatën e Maqedonisë.

Ai njihet si pjesëtar i njësitit të njohur “Ujqit” të ARM-së, ndërsa në vitin 2001 ishte pjesëtar i forcave të sigurisë të ashtuquajtur ‘branitelli’ që luftonin përballë UCK-së, raportojnë portalet në gjuhën maqedonase.

Ai është oficer i gjeneratës së parë të oficerëve me akademinë e kryer ushtarake në Armatën e Mqedonisë dhe ishte pjesëtari i misionit të parë të ushtrisë “Liri për Irakun” që udhëhiqej nga SHBA. Gjatë kohë ishte pjesëtar i njësitit “Luanët” dhe siç shkruajnë këto portale, pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e shtetit në vitin 2001.

Më 6 mars të këtij viti ka marrë detyrën e komandatit të brigadës së parë të këmbësorisë. Paraprakisht ka kryer detyra të larta duke qenë në Shërbimin sekret ushtarka, nga udhëheqës sektori deri në kryeshef.