Gazetari i njohur maqedonas i’a numëron të gjitha Zaevit, përfshirë edhe shqiptarët

Shpërndaje

Gazetari i njohur Branko Gerovski përmes një opinioni i ka numëruar kryeministrit Zoran Zaev të gjitha dështimet dhe sukseset e qeverisjes së tij. Në shkrimin me titull “Këto janë sukseset e tuaja, zotëri Zaev!”, Gerovski ka shkruar se Zaev dhe partia e tij erdhën në pushtet pa fituar në zgjedhje, me dy deputetë më pak se VMRO-DPMNE si fituese. Ai ka shkruar se Zaev kishte përkrahjen e të gjithë atyre që ishin kundër pushtetit të Gruevskit, por më pas u shndërrua dhe po sillej si fitues triumfalist.

Gerovski ka thënë se Zaev që në fillim ka qenë i rrethuar nga aparatçik dhe apologjetë, intrigantë dhe propagandistë të ulët, etj. Ai e ka drejtuar gishtin tek Zaevi edhe për nxitje të gjuhës së urre jtjes, lajmeve të rrejshme dhe manipulimeve. Pika tjetër e theksuar përmendet zgjidhja e emrit, dështimi në referendum, goditja e maqedonizmit, që kanë qenë dështim. Sa i përket shqiptarëve, Gerovski ka shkruar se Zaev ka blerë votat e shqiptarëve, por jo edhe për këto zgjedhje që do të vijnë.

“Për fat të keq nuk do të ndihmojë më të bleshë as edhe favoret e përhershme të BDI dhe Ali Ahmetit, apo të partive tjera shqiptare. Jo, sepse ata e dijnë se në zgjedhjet e fundit presidenciale, ti arrite që në disa vendbanime shqiptare (sin ë Haraçinë që premtove 300 “pilotë”, nëse të bie në mend) të bleshë vota për fitoren e Stevo Pendarovskit, edhe ate me metoda klienteliste. Ideja juaj në këtë rast ishte një plan për të formuar kontigjent të votave të shqiptarëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Je jashtë loje, shoku Zaev! Mos shpreso se nëse nuk do të fitosh në zgjedhje, shqiptarët sërish me ty do të formojnë Qeverisë të pakicës, se gjoja do t’i thonë të huajtë. Këto përralla janë e kaluar”, ka shkruar Gerovski në shkrimin e tij.