“Globe Soccer Awards”: Cristiano Ronaldo, më i miri për vitin 2019

Shpërndaje

“Globe Soccer Awards’ ka shpërndarë sonte çmimet në Dubai për më të mirët e vitit në futboll. Çmimin kryesor e fitoi sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Futbollisti portugez mposhti Leo Messin në garën për më të mirin e vitit 2019. Ndërkaq, futbollistja më e mirë për këtë vit që po lëmë pas është shpallur anglezja Lucy Bronze.

Një çmim i ka takuar edhe portugezit të talentuar që luan tek Atletico Madridi, Joao Felix. Felix është shpallur fitues i çmimit ‘Zbulimi i Vitit’.

Jurgen Klopp është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2019 si dhe Liverpooli është zgjedhur skuadra më e mirë. Derisa Miralem Pjanic ka fituar çmimin ‘futbollisti i karrierës’.