Grubi tregon çka ka realizuar partia e tij për diasporën!

Shpërndaje

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka njoftuar qytetarët që me iniciativë të BDIsë është ndryshuar ligjin për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit që rrit limitin e pagesave qytetare nga 500€ në 3.000€.

“Kuvendi e miratoi edhe një premtim që ia dhamë diasporës dhe ndërmarrësve vendor duke pranuar iniciativën tonë për ndryshim të ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financim të ter*rorizmit.

Tash, limiti i pagesave qytetare është rritur nga 500€ në 3.000€, pa patur nevojën që pagesat të bëhen nëpërmjet bankave dhe për të paguar provizione për transakcionet. “ shkruan Grubi.