Halil Kastrati shënon histori, dhurohen 128 shtëpi (Video)

Shpërndaje

128 familje u bënë me kulm mbi kokë Shoqata “Jetimat e Ballkanit” sot realizoi projektin më të madh të saj. Sot në një ceremoni kjo shoqatë dhuroi 128 shtëpi të reja për personat në nevojë. Themeluesi i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë se “Jetimat e Ballaknit” me donatorët shënuan histori.

Ai ka falënderuar donatorët dhe të gjithë që ishin të pranishëm në ceremoni. “Mes shumë lotëve dhe emocioneve i dhuruam 128 shtëpi te reja 😊10 vjetori i Shoqatës sonë nuk do të harrohet kurrë, shumë lot mërzie u kthyen në lot gëzimi.“, ka shkruar ndër tjerash Kastrati në rrjetet sociale. Këto shtëpi ishin paraparë të dhurohen për festën e flamurit me 28 nëntor, por për shkak të tërmetit, i cili ka goditur Shqipërinë me 26 nëntor, projekti është shtyrë për sot.

Video nga Klan Kosova: