Himni i Kosovës dëgjohet edhe në Kinë, flamuri i Kosovës mbi atë të Rusisë (Video)

Shpërndaje

Kosova ka fituar edhe një medalje të artë në turnet e mëdha botëror të xhudos. Është tani Distria Krasniqi që ka triumfuar në kategorinë deri në 48 kilogramë në Mastersin e mbajtur në Kinë. Xhudisjta jonë në finale ka mposhtur me ‘Golden Score’ garuesen nga Mongolia, Narantsetseg Ganbaatar.

Suksesi i Distrias ka bërë që himni i Kosovës të intonohet edhe në Kinë, vend ky që nuk e njeh pavarësinë tonë të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Vlen të ceket se fitorja e Distrias ka bërë që flamuri i Kosovës të vendoset mbi atë Rusisë, në kategorinë deri në 48 kilogramë.