Ish-kryeministri kroat dënohet me 6 vjet burg për mitmarrje

Shpërndaje

Një gjykatë kroate shpalli fajtor ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader sepse sipas aktakuzës mori 10 milionë euro ryshfet nga kompania hungareze e naftës MOL.Kompania hungareze mori nën kontroll 50 për qind të pronësisë së kompanisë kroate të gazit “INA”. Gjykata e dënoi gjithashtu kryeshefin ekzekutiv të MOL-it, Zsolt Hernadi me dy vjet burgim, për dhënien e ryshfetit. Hernadi nuk ishte në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit dhe kreu i gjykatës Ivan Turudiq, tha se është lëshuar një urdhër-arrest i Bashkimit Evropian si dhe i është bërë thirrje Hungarisë të “veprojë në përputhje me rrethanat”. Ndërkohë aktvendimet mund të apelohen.

Sanader, 66 vjeç, ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009 shërbeu si drejtues i partisë në pushtet Unioni Demokratik Kroat nga viti 2000 deri në 2009. Nëse aktgjykimi merr formën e prerë, Sanader do t’i paguajë 10 milionë euro qeverisë.

Sanader u largua nga Kroacia në 2010 – tën pasi ai u akuzua në dy raste korrupsioni. Ai u arrestua në Austri dhe u ekstradua në Kroaci një vit më vonë. Ky dënim u anulua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 – të. Sanader gjithashtu u dënua me 2 vjet e gjysëm burgim në vitin 2018-të për përfitime nga lufta dhe u urdhërua të shlyente rreth 570,000 dollarë në ryshfete që kishte marrë nga Hypo Bank. Ai aktualisht është në burg duke e vuajtur atë dënim.

Video TopChannel.