“Ishte e parehatshme”, miliarderi shkatërron makinën që kushton 200 mijë euro (Video)

Shpërndaje

Nje miliarder nuk ishte i kënaqur me automjetin fuoristradë që e kishte blerë për 200 mijë euro. Ai ka vendosur ta shkatërrojë makinen duke e hedhur nga helikopteri ndersa ngjarja ka ndodhur në Rusi.

“Nuk ishte e rehatshme dhe nuk funksiononte mirë, më ka zhgënjyer pak”, janë këto fjalët e fundit që Igor Moroz i kushtoi fuoristradës së tij të re Mercedes AMG G63 Edition 463 me një vlerë prej më shumë se 200 mijë eurosh.

Një helikopter ngriti automjetin në ajër dhe sapo arriti në lartësinë e 300 metrave, e lëshoi në tokë.

Edhe pse shtresa e dëborës ishte e trashë, përplasja me tokën ishte fatale për automjetin i cili u copetua në sytë e blogerit miliarder.