Katër ish funksionarë të VMRO-DPMNE-së vullnetarisht paraqiten të gjykohen në Gjykatën e Hagës

Shpërndaje

Funksionarë aktualë dhe të mëherëshëm të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski,Spiro Ristovski, Mile Janakievski dhe Vlladimir Atanasovski kërkojnë që të gjykohen në Hagë, e jo në Shkup.
Kur ishte e fortë BDI-ja me 20 deputetë dhe VMRO-ja, Veljanovski, Ristovski e Janakievski e dridhnin shtetin, kurse tani aq u është ftohur Maqedonia, sa që luten të shkojnë vullnetarisht në Hagë, të gjykohen para gjykatës ndërkombëtare penale që vepron në bazë të veprave siç është gjenocidi, veprat penale ushtarake, krim kundër njerëzimit dhe krim të dhunshëm. Këtë e ka kërkuar mbrojtja e tyre para seancës për vlerësim të aktakuzës. Mes argumenteve mbrojtja e ka përmendur ekstradimin e Dejan Davidovskit të akuzuar për 27 prillin, por edhe vendimet e Hungarisë dhe Greqisë që të mos ekstradojnë ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe policët sekretë Grujevski dhe Boshkovski.