Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e rastin e Festës së Vitit të Ri.

Postimi i plotë:

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri!
Viti 2020 sjelltë shëndet e mbarësi për secilin.
Qoftë ky vit i mirëqenies për familjet tona.
Të shpresojmë e të punojmë të gjithë së bashku që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Konjufca.