Kurti edhe sot refuzoi takimin me Thaçin. Shihemi vitin tjetër! (Dokument)

Shpërndaje

Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, ka refuzuar edhe ftesën e tretë të presidentit Thaçi për t’u takuar nesër në një takim konsultues për t’i dhënë edhe mandatin për formimin e qeverisë.

Ai ka deklaruar se nuk ka mundësi të takohet as nesër më 31 dhjetor, ndërkohë që propozon një takim për javën e ardhshme, më 6 janar.

“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Fatkeqësisht nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj të takohemi të hënën, më 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve. Gëzuar 2020”, thuhet në përgjigjen e z.Kurti.

Kujtojmë se z.Kurti kishte refuzuar edhe dy ftesat e para dy ditëve për takim, pa dhënë arsye të qarta. Analistët kanë vlerësuar se një gjë e tillë po bëhet që të zgjatet afati kohor që parashihet me Kushtetutë për formimin e qeverisë.