Lëvizja BESA – Gostivar vazhdon me përforcimin e kapaciteteve të saja, duke themeluar edhe Forumin e Gruas

Shpërndaje

Lëvizja BESA – Gostivar vazhdon me përforcimin e kapaciteteve të saja, duke themeluar edhe Forumin e Gruas.

Të pranishëm në kuvendin zgjedhor të Forumit të Gruas, ishin deputetja e Lëvizjes BESA, znj.Teuta Bilalli si dhe anëtarja e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, znj. Xhemile Memedi.

Me përkrahjen e gjërë dhe me unanimitet, për Koordinatore e Forumit të Gruas së Lëvizjes BESA – Gostivar u zgjodh, znj. Florije Sinani, Juriste e diplomuar njëherit aktiviste e dalluar e Lëvizjes BESA.

Ajo para kuvendareve u zotua se amanetin e BESËS do e çojë në vend dhe se do angazhohet që zëri i gruas në politikë të arrijë në vendin e merituar.

Koordinatores së sapozgjedhur i urojmë suksese në detyrën e re.