Mickoski këmbë përmbi këmbë te BDIja, si në shtëpinë e vet!

Shpërndaje

Nga Safet Xhelili

Në selinë e BDI-së është mbajtur takim mes kryetarit të Kësaj partie, Ali Ahmeti dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Mickovski. Pas takimit Ahmeti paska thënë se ka dëgjuar me kujdes informatat nga Mickoski, me çrast bëri propozime për Ministër për Punë të Brendshme. Për kandidatin që ka përzgjedhur VMRO DPNNE për Ministër të Punëve të BrendshmE, Ahmeti tha ka qenë një kandidat me biografi mjaft të begatë. Mua më bëri përshtypje sjellja komode e Mickovskit në selinë e BDI-së, sikur të ishte në shtëpinë e vetë. Tani u binda në atë që e pata lexuar vitin e kaluar në gazetën Lajm se pas ikjes së Gruevskit në Hungari, selia e VMRO-së nuk është më në Shkup, por në Reçicë të Vogël.