Muki: BDIja është kancer i shoqërisë, është koha e fundit që të shkojë në opozitë

Shpërndaje

Është koha e fundit që opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut të bashkohet dhe t’i jap grushtin e fundit Bashkimit Demokratik për Integrim duke e dërguar në opozitë. BDI është kancer i shoqërisë dhe se tashmë po vërën disponim të shqiptarët që të zgjedhin njerëz të tjerë për t’i përfaqësuar në institucione. LSDM nuk përjashton mundësinë që të negociojë para zgjedhjeve edhe me parti shqiptare. Kështu thotë ndër të tjera në një intervistë për KosovaPress, Muhamed Zekiri, nënkryetar i LSDM-së.

Zekiri është një prej kritikuesve më të mëdhenj të koalicionit me BDI-në. Konsideron se partneri i koalicionit qeverisës, BDI mban fajin aq sa VMRO-DPMNE për 12 vjet keqqeverisje.I pyetur se a do të vazhdojë koalicioni i LSDM-së me BDI-në, edhe pas 3 janarit kur pritet të votohet qeveria teknike, dhe a ka mundësi për koalicion edhe pas zgjedhjeve të 12 prillit, Zekiri thotë se ai personalisht është kundër një koalicioni me këtë subjekt politik.

Megjithatë, thotë se qytetarët me votën e tyre, do të vendosin se cilat parti do të udhëheqin me vendin pas zgjedhjeve të 12 prillit.Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut thotë se ligji i propozuar nuk parasheh prag zgjedhor dhe me një sistem të tillë zgjedhor shqiptarët vetëm sa mund të fitojnë por humb BDI.

Sipas tij, tashmë të qytetarët vërehet disponim për të përkrahur parti tjera shqiptare e jo BDI-në, që siç thotë ai është dëshpërim i qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Nënkryetari i partisë që udhëhiqet nga kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e 12 prillit, është formuar shtabi zgjedhor dhe organet e partisë LSDM-së, janë të fokusuara në këtë drejtim ku po mbahen edhe shumë takime me qytetarë.

Ai thotë se është herët të flasë për ndonjë koalicion të mundshëm, veçse thekson mundësinë për bashkëpunim parazgjedhor edhe me parti shqiptare.Sipas Zekirit, në Maqedoninë e Veriut nuk ka diskriminim për shqiptarët dhe e vetmja gjë që ka ngelur pa u zgjidhur janë disa raste të montuara, ku ka shqiptarë të pafajshëm që qëndrojnë në burg.

Sipas tij, mos-funksionimi i shtetit të së drejtës në Maqedoninë e Veriut kërkon zgjidhje të menjëhershme.Deputeti shqiptar thotë se zgjedhjet e 12 prillit do të gjejnë vendin si anëtar i plotfuqishëm në NATO, marrë parasysh që tashmë është formuar edhe Qeveria e Spanjës, vend ky i fundit që duhet të ratifikoje protokollin e anëtarësimit.Sipas Zeqirit, kjo do të përfundojë deri në fund të muajit janar dhe pastaj para shpërndarjes së Parlamentit në Maqedoninë e veriut, që pritet të bëhet kah mesi i muajit shkurt, do të ratifikohet protokolli për anëtarësim në NATO.Kujtojmë se pas dështimit në marrjen e datës për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, politikanët në Maqedoninë e Veriut u pajtuan që vendi të shkojë në zgjedhje më 12 prill të vitit 2020.Në fillim të janarit pritet të votohet Qeveria Teknike e cila do të veprojë 100 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.Në tre vitet e fundit vendi ka kaluar në disa cikle zgjedhore, ku janë mbajtur zgjedhjet lokale, pastaj referendumi për çështjen e emrit dhe zgjedhjet presidenciale./KosovaPress/